Sport

De Jong: Unë luaj pozicion të ndryshëm me Holandën, më shkon më shumë se me Barcelonën


Frenkie de Jong u kthye në maksimumin e tij gjatë fitores befasuese 4-1 të Holandës ndaj Belgjikës në Ligën e Kombeve të UEFA-s të premten mbrëma.

Mesfushori holandez, karriera e të cilit në Barcelonë mund të jetë afër fundit këtë verë pasi katalanasit duhet ta shesin, ofroi mendimin e tij se pse ai ishte në gjendje të luante kaq mirë, duke deklaruar se stili i ekipit kombëtar ishte më i përshtatshëm për pikat e tij të forta.

“Unë luaj shumë ndryshe këtu në krahasim me Barcelona-n. Mendoj se kjo më përshtatet shumë më mirë”, tha De Jong.

De Jong shpesh nuk arriti të tregojë nivelet e paraqitjeve që ai ka dëshmuar gjatë sezonit të përfunduar së fundmi me Barcelonën. Një ndryshim i lehtë i pozicionit mendohet të jetë një faktor i rëndësishëm përcaktues.

“Më pëlqen të jem lojtari i parë që merr topin nga mbrojtësit dhe lidhet me sulmin”, tha De Jong.

Trajneri holandez Louis van Gaal veçoi performancën e De Jong-ut, duke lavdëruar mesfushorin dhe shokun e tij të skuadrës Steven Bergwijn.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore