Jetesë & Stil

David Schimmer ndez kurreshtjen e publikut rreth lidhjes së tij me Jennifer Aniston


Javë më parë, dyshja e aktorëve, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, patën deklaruar se kanë pasur një pëlqim të fortë për njëri tjetrin gjatë xhirimeve të rikthimit së serisë “Friends”.

Deklarata e tyre dhënë në një intervistë për gazetarin, James Corden, nxiti reagime të shumta nga fansat e dyshes, teksa u aludua edhe rreth një lidhje e romance dashurie.

Ndërsa, Aniston e Schwimmer, duket se po e pëlqejnë vëmendjen e fituar pasi që ata kanë ndarë një fotografi me njëri tjetrin në rrjete sociale, ku edhe shihen mjaft të afërt.

David ka publikuar edhe të tjera imazhe me miqtë e tij të serialit, por që ajo me Jennifer ju ka pëlqyer më shumë të gjithëve dhe normalisht po vazhdon të marr komente të pafundme në rrjete sociale.

Fotografi e publikuar në instagram nga David Schwimmer me Jennifer Aniston.

“Sezonin e parë unë kisha pëlqim shumë të madh ndaj Jennifer. Në një pikë, të dy kishim pëlqim të fortë ndaj njëri-tjetrit. Por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kaluam kufirin. E respektuam këtë gjë”, kishte deklaruar David.

Në anën tjetër, Aniston kujtoi një nga bisedat që ka bërë me aktorin pas puthjes së tyre të parë.

“Më kujtohet kur i thashë një herë David, ‘Do të jetë një zhgënjim nëse hera e parë kur unë dhe ti do puthemi do të jetë në një televizion kombëtar’. Sigurisht, puthja jonë e parë ishte në atë dyqanin e kafesë. Kështu ne kanalizuam të gjithë adhurimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin tek Ross dhe Rachel”, tha ajo.

Në serialin “Friends”, ata ishin në rolet e Ross dhe Rachel, si dhe patën një romancë deri në përfundim të të gjithë sezoneve.

Në fund të episodeve, ata sollën në jetë edhe një vajzë të quajtur Emma dhe u ribashkuan me njëri-tjetrin pavarësisht planeve të Rachel për të lëvizur drejt Parisit dhe punës për “Louis Vuitton”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore