Sport

Daniil Medvedev dhe Camila Giorgi janë kampionët e “Canadian Open”


Numri i dytë rus, Daniil Medvedev u përgatit për US Open duke mposhtur amerikanin Reilly Opelka në finalen e Open Canadian, ndërsa italianja Camila Giorgi fitoi titullin në garën për femra.

Nën-kampioni i US Open në vitin 2019 dhe gjysmëfinalisti i vitit 2020, Medvedev kishte nevojë vetëm për 85 minuta për të mposhtur Opelka-n 6-4 6-3 në Toronto dhe për të fituar titullin e tij të 12-të ATP.

Numri 71 në botë, Camila Giorgi mposhti çeken Karolina Pliskova duke fituar 6-3 7-5 në Montreal të Kanadasë.

Kjo është fitorja e parë e 29-vjeçares në WTA Tour që nga viti 2019.

Përveç trofeve, ata këtë e konsiderojnë edhe si një parapërgatitje për US Open, e cila fillon më 30 gusht.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore