Lajme

Daçiç mund të jetë kryeministër i ri i Serbisë


Ivica Daçiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, të martë publikisht deklaroi se është e gatshme të japë dorëheqje, nëse kjo ndodh, atëherë Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Ivica Daçiç, është në garë për të marë mandatin nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, që të udhëheqë me ekzekutivin serb, raporton media opozitare serbe “Nova”.

Sipas raportimeve një gjë e tillë mund të mësohet këtë të mërkure, kur presidenti Vuçiç dhe kryeministrja Brnabiç do t’i drejtohen publikut serb.

Të martën Vuçiç dhe Daçiç kanë pasur një takim, të cilën kryediplomati serb e cilësoi si “shumë të mirë”.

“Uniteti kombëtar dhe stabiliteti politik janë interesat më të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore. Një bisedë shumë e mirë me presidentin Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Daçiç në rrjetin social “Instagram”.

Nga ana tjetër, Vuçiç deklaroi se ka pasur një bisedë me kreun e Daçiç-in “për të ardhmen e Serbisë, planet, programet dhe masat e përbashkëta”.

“Nesër mbrëma do të prezantojmë një pjesë të asaj për të cilën kemi punuar shumë me javë të tëra”, tha ai.

Edhe zgjedhjet e reja nuk përjashtohen, mirëpo sipas burimeve të “Nova”, por siç raportohet rindërtimi i qeverisë është një opsion më real në këto momente.

Ndryshe, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar të martën se është e gatshme që të jap dorëheqje në çdo moment nga pozita që e mban.

“Jam e gatshëm në çdo moment të jap dorëheqjen si kryeministre. Nëse dikush mendon se qeveria nuk po funksionon si duhet, se dikush tjetër mund të bëjë punë më mirë, të më thotë mua që në çdo moment mund t’ua kthejmë mandatet qytetarëve dhe pastaj le të emërojë presidenti një mandatar tjetër ose të shkojmë në zgjedhje të reja”, ka thënë Brnabiç, transmeton media opozitare serbe “Nova”.

Ndërkaq, ajo ka njoftuar se një gjë të tillë ia ka bërë me dije edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin e së martës.

“Presidenti Vuçiç ka informacionin se unë mund të jap dorëheqjen. Kam hyrë në qeveri për ta ndihmuar sepse e di se sa punon për popullin e tij, për të na ndihmuar të bëjmë diçka për qytetarët dhe të bëjmë diçka për shtetin”, shtoi ajo.

Tutje, e para e ekzekutivit serb ka theksuar se “nuk jam e gatshme që si kryeministre dikush të më inkuadrojë në rrugë dhe të vendosë se kush çfarë të bëjë”.

Brnabiç: Jam gati të jap dorëheqje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore