Daçiç glorifikon Millosheviçin – “Republika Srpska është fitorja dhe trashëgimia më e madhe që na ka lënë ai”
Kandidati për kryeministër të Serbisë, Ivica Daçiç, në fushatën e tij zgjedhore ka kujtuar dhe glorifikuar ish-shefin e tij, Sllobodan Millosheviç, për të cilin tha se “Republika Srpska është fitorja dhe trashëgimia më e madhe që na ka lënë Millosheviçi për popullin serb”, transmeton gazeta serbe “Danas”.
Daçiç tha se “assesi” Serbia nuk duhet t’i vendos sanksione Rusisë, “sepse kjo gjë do të ishte rruga më e shkurtër për një Kosovë të pavarur në Kombe të Bashkuara”.
“Shtetet që na shkelën integritetin territorial të Serbisë dhe deklaruan Kosovën shtet nuk do ta tërheqin atë njohje, kur na kërkojnë që të harmonizojnë politikën e jashtme me BE-në”, deklaroi Daçiç.
“Jo vetëm që nuk do ta tërheqin njohjen, por ata duan që Kosovën ta fusin brenda BE-së, në Këshillin e Evropës, në OKB, dhe Serbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë, e cila i vendos veton Kosovës në OKB”, vazhdoi ai.
Ai tha se Serbia nuk sheh as në Lindje as në Perëndim, por “pas interesave të saj”.
Daçiç gjithashtu tha se serbët “më shumë vëmendje duhet t’i kushtojnë parimeve që mbrojnë socialistët dhe vlerave të ish-socializmit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj