Shqipëria

Çuçi: Operacioni në Korçë dëshmi e forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pa kompromis kundër krimit të organizuar


“Operacioni anti-drogë në Korçë me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar penalisht është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pa kompromis kundër krimit të organizuar”.

Kjo do të ishte deklarata e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi, të mërkurën e 20 prillit sa i përket finalizimit të operacionit policor të Korçës.

Çuçi ka përgëzuar strukturat vendore të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që falë punës së tyre arritën të zbulonin dhe dokumentonin këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

“Jemi frontalisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës së vazhdueshme kundër drogës, për një shoqëri më të sigurt që garanton zhvillimin dhe të ardhmen tonë”, përmbyllet reagimi i Ministrit Çuçi.

Gjatë operacionit të koduar “knock down”, kanë rënë në prangat e policisë 24 persona.

Të arrestuarit akuzohen për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë.

Uniformat blu, disa prej të ndaluarve, kanë pesë muaj që i kanë mbajtur nën vëzhgim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore