Sport

Cristiano Ronaldo nuk grumbullohet për sfidën me Liverpool-in


Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, nuk do të jetë pjesë e “Djajve të kuq” në transfertën e Liverpool-it këtë të martë.

United zbuloi se portugezi nuk do të marrë pjesë, për shkak se djali i porsalindur i ndërroi jetë të hënën.

“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Si i tillë, ne mund të konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield të martën në mbrëmje dhe ne nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi”.

“Cristiano, ne të gjithë mendojmë për ty dhe po i dërgojmë forcë familjes”, vijon deklarata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore