Sport

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United verën e ardhshme


Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United verën e ardhshme nëse klubi dështon të kualifikohet për në Champions League.

Portugezi i cili po i afrohet të 37-ave, u rikthye te Manchester United, pas 12 viteve që i kaloi në Spanjë dhe Itali.

Aventura e tij me klubin ka nisur mirë, në aspektin personal, por jo edhe në atë kolektiv.

Cristiano disa herë e ka shpëtuar klubin këtë sezon me golat e tij, dhe sidomos në Champions League – dy herë përballë Atalanta-s dhe një herë përballë Villarreal-it.

United ndodhet në një pozitë shumë të vështirë, me të ardhmen e trajnerit Solskjaer që çdo ditë e ngrit një pikëpyetje.

Forma aktuale, e ka bërë edhe Cristiano Ronaldo-n që edhe ai të ketë pikëpyetje mbi të ardhmen në “Old Trafford”.

Portugezi njihet si ‘Mr. Champions League’ nga shumica, dhe pikërisht e ardhmja e tij varet nga ky kompeticion.

Nëse Manchester United dështon të kualifikohet në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, atëherë mundësitë janë shumë të mëdha që aventura e dytë e Ronaldo-s me djajtë të përfundojë shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore