Rajoni

Cramon thotë se BE i bëri dhuratë Vuçiçit para zgjedhjeve “Raportin pozitiv të KE-së për Serbinë”


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Bashkimit Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Bashkimit Evropian, Viola von Cramon, ka kritikuar Këshillin Evropian se “Raporti i KE-së për Serbinë në dritë pozitive është bërë me qëllim për t’i dhuruar diçka Aleksandër Vuçiçit para zgjedhjeve” dhe se “nuk është punë e BE-së që të bëjë gjë të tillë”.

“Raporti është nënshkruar nga komisioneri hungarez (Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varheji), dhe siç kam thënë, ekziston një tendencë për t’i dhënë diçka Presidentit serb para zgjedhjeve, gjë që nuk është normale dhe nuk është në rregull. Kjo nuk është një punë që Komisioni duhet ta bëjë”, ka deklaruar Cramon.

“Nëse keni vërejtje kritike për situatën aktuale, si mund të keni më në fund një ide për hapjen e grupimeve. Ne duhet ta diskutojmë këtë në javët në vijim. Unë shoh shumë shenja pyetësorësh dhe skepticizmi tek kolegët e mi në Parlament”, shtoi ajo.

Ajo tha se është i papranueshëm qëndrimi i autoriteteve evropiane ndaj mediave që nuk janë në favor të qeverisë serbe, por edhe ndaj kujtdo që ka qëndrim të ndryshëm.

Pak vende anëtare, tha ajo, janë të vetëdijshme për situatën në Ballkanin Perëndimor, prandaj nuk ka interes për zgjerim, andaj vlerësoi se kjo duhet të ndryshojë.

“Po të jemi më prezentë dhe të dimë se çfarë në të vërtetë po ndodh aty, do të kuptonim shumë më mirë. Dhe nëse nuk jeni të interesuar, është normale që disa vende që duan anëtarësim të jenë të frustruar sepse ka vende që bëjnë progres, ndërsa ju i fusni në të njëjtën shportë me ata që s’bëjnë fare progres. Të gjithë rajonin e shihni si rast të pashpresë”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur pyetjes për arritjen e mundshme të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo tha se zhvillimi i situatës në dialog varet ekskluzivisht nga dy vendet, por se nuk pret përparim në këtë kuptim para zgjedhjeve në Serbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore