Lajme

COVID në Britani/Në drejtim tjetër nga Evropa, por dimri mbetet shqetësim


Ndërkohë që shumë vende evropiane po shohin rritje tё rasteve të coronavirusit dhe po përgatiten të rrisin kufizimet e COVID, Mbretëria e Bashkuar po shkon në drejtimin tjetër.

Sipas ekspertёve ndryshimet e mundshme nё imunitetin e tufёs dhe nё sjelljen e njerёzve janё shpjegimet e mundshme.

Mbretëria e Bashkuar kishte parë normat më të larta të rasteve dhe vdekjeve në Evropë, por kohët e fundit ato kanë qenë në rënie.

Megjithatë, kryeministri i vendit Boris Johnson ka paralajmëruar se situata vijon tё jetё e rrezikshme.

Kryeministri tha se, vala e infeksioneve që përfshiu Evropën na kujton se pandemia qёndron ende midis nesh.

“Urgjenca e marrjes së kësaj dozёs përforcuese është më e dukshme se kurrë. Nëse nuk e bëjmë sa mё shpejt tё jetё e mundur do tё pёrballemi me rreziqet qё po pёrjetojnё disa shtete tё Evropёs”, tha ai.

Kryeministri Boris Johnson i vendos një ngjitëse një gruaje pasi u vaksinua kundër COVID-19, Anglia juglindore, 12 nëntor 2021

Infeksionet Covid

Shifra e fundit tё rasteve tё reja ditore me COVID nё MB ishin 40 mijё e 375.

Kjo javë ka pasur 7% më pak raste se një javë më parë, ndërsa vdekjet janë ulur nё 8.9%.

Shifrat nё MB-sё kanё qëndruar afёrsisht njёsoj qё nga vera, pёrkundёr Evropёs e cila po pёrjeton rritje me disa zona qё janё ngjitur nё njё lartёsi mё tё madhe se nё MB.

Norma për milionё njerëz me COVID në ditë, shkon nё rreth 500 persona. Në Austri kjo shifër është më shumë se dyfishi.

Holanda, e cila gjithashtu ka kapërcyer Britaninё, ka shpallur tre javë kufizime në atё qё ёshtё quajtur “bllokimi i pjesshëm i dimrit të Evropës Perëndimore”.

Nё vende të ngjashme si Gjermania norma ёshtё pak mё e ulёt, por trajektorja gjithsesi po shkakton shqetësim, ku vetёm kёtё javё mund tё kenё vdekur rreth 100 mijё njerёz.

Vlerësimet nga Zyra e Statistikave Kombëtare, bazuar në testet COVID të bëra sugjerojnë se gati 1.1 milion njerëz në MB do të rezultojnë pozitivë me coronavirus deri mё 6 nёntor.

Kjo pёrkthehet nё 1.7% tё popullsisë, ose një në 60 njerëz. Javёn e kaluar ishin 2%.

Njerëzit që kanë marrë një dozë përforcuese po monitorohen gjithashtu nga afër.

Provat kanё sugjeruar se nivelet e antitrupave mbrojtës në gjakun e tyre janë rritur përsëri.

Megjithatë, është ende shumë herët për të thënë nëse rënia e rasteve në mesin e personave 80 vjeç është për shkak të mbrojtjes shtesë nga rritja apo qarkullimi më i vogël i COVID-it për shkak të pushimeve semestrale të shkollave.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore