Ishujt Seychelles kanë rihapur kufijtë e tyre duke hequr kërkesat për vetë -karantinim për udhëtarët që janë vaksinuar kundër COVID-19.
Vizitorët e vaksinuar plotësisht do të lejohen të hyjnë në 115 ishujt. Atyre nuk do t`u kërkohet të vetë-karantinohen për 10 ditë. Kërkohet që pushuesit të paraqesin rezultatin negativ të testit PCR, të marrë brenda 72 orëve të udhëtimit.
Personat që udhëtojnë duhet të paraqesin një certifikatë autentike nga autoriteti shëndetësor kombëtar, i vendit të origjinës. Ky dokument do të shërbejë si provë që turistët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Të pozicionuar vetëm 1 mijë e 600 kilometra larg brigjeve të Tanzanisë, ishujt Seychelles varen nga turizmi. Për ta turizmi përbën 65% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).
Zyrtarët shpresojnë që masat e reja do të jenë një hap drejt ringjalljes së turizmit.
Aktualisht, turistët jo të vaksinuar që mbërrijnë në Seychelles lejohen të hyjnë për sa kohë sa vetë-karantinohen 10 ditë. Pas karantinës ata duhet sigurojnë një rezultat negativ të PCR-së , të marrë brenda 72 orëve të mbërritjes./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim
-
Avokati i Popullit nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve, në ditën e lirisë së shtypit
-
Niger, trupa ruse hyjnë në bazën ku ndodheshin trupat amerikane
-
Shefi i OSBE-së: Kemi pasur rritje të dhunës ndaj gazetarëve në 12 muajt e fundit