Sport

Conte nuk e mohon largimin nga Tottenham-i


Pozita e Antonio Conte-s si trajner i Tottenham-it ka filluar të lëkundet pas eliminimit të mbrëmshëm nga Liga e Kampionëve nga Milan-i.

Pas ndeshjes, trajneri italian foli në konferencën për media, duke mos e mohuar se do ta largohet nga skuadra londineze në fund të sezonit.

“Kam një kontratë me Tottenham-in deri në vitin e ardhshëm, por në fund të zezonit do t’i bëjmë vlerësimet”, ka thënë Conte.

“Ta shohim se si do të përfundojë sezoni. Ndoshta do të shkarkohem edhe më herët. Klubi e di shumë mirë se cilat janë mendimet e mia dhe në fund të sezonit do të takohemi dhe do të marrim një vendim”, vazhdoi Conte.

“Nuk më pëlqen të humbas asnjë ndeshje, por mund të ndodhë, veçanërisht sepse sezonin e kaluar, mos harroni se luajtëm në Ligën e Konferencës dhe dy vjet më parë në Ligën e Evropës”.

“Më vjen shumë keq për tifozët, por nuk mund të shpresojmë për një mrekulli një ditë që një trofe të shkojë në terrenin tonë të stërvitjes. Ne duhet të ndërtojmë dhe të kemi durim”, tha mes tjerash Antonio Conte.

Kujtojmë që Conte është trajner i Tottenham-it që nga nëntori i vitit 2021. Deri më tani, ai e ka drejtuar skuadrën londineze në 74 ndeshje, prej të cilave 41 i ka fitore, 11 barazime dhe 22 humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore