Lajme

Conte mendon të japë dorëheqjen dhe të riformojë qeverinë e re


Kryeministri Italian, Giuseppe Conte, është afër dorëheqjes.  Conte po  shpreson të riformojë një qeveri të re me një shumicë më të madhe.

Më 24 janar, u dha një dritë e  gjelbër nga kreu i qeverisë për të hequr dorë përkohësisht nga mandati. Kryeministri Conte mund të japë dorëheqjen më 25 janar,  sipas së përditshmes italiane, La Repubblica.

“Qëllimi im është të arrij  një marrëveshje që mundëson një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislacionit,” tha kryeministri Conte.

Kreu i Shtetit  mund  t’i bashkohet një koalicion të ri me  anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturit “të përgjegjshëm” të parlamentit. Nuk ka ende  asnjë koment nga zyra e kryeministrit.

Italia ka hyrë  në një krizë të thellë politike. Kjo ndodhi pasi partia, Italia Viva, e kryesuar  nga ish-kryeministri Renzi, njoftoi dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit dhe një ministri të ri. Kjo erdhi  pas një grindje me Conte-n  rreth mënyrës së shpenzimit të fondeve të BE-së (Recovery Fund).

Conte arriti të fitojë votëbesimin  në parlament javën e kaluar. Ai  nuk arriti të sigurojë një shumicë absolute në Senat. Në rast se nuk do të sigurojë një mbështetje të re, Conte-s do t’i duhet të “luftojë” për të miratuar çështje të rëndësishme politike.

Kryeministri u ka bërë thirrje ligjvënësve të qendrës dhe të Senatit për t’iu bashkuar në  radhët e qeverisë.  Pak i janë përgjigjur deri më tani.

E përditëshmja, Corriere della Sera, tha se Conte donte të rikthente Renzi-n në bord. Kreu i Shtetit po kërkon të krijojë  një “qeveri të sigurisë kombëtare”. Ai kërkon mbështetjen e disa politikanëve të moderuar të qendrës së djathtë.

Partitë kryesore në pushtet kanë thënë që zgjedhjet e parakohshme, dy vite para afatit, do të jenë mënyra e vetme për të dalë nga ngërçi politik, nëse nuk gjendet një zgjidhje efikase dhe e shpejtë./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore