Jetesë & Stil

Cody Simpson rrëfen detaje rreth romancës me Miley Cyrus


Këngëtari australian, Cody Simpson, si rrallë herë ka vendosur të shpalos pak detaje rreth romancës së tij me yllin e muzikës pop, këngëtaren Miley Cyrus.

Periudhën e lidhjes me Cyrus, Simpson e ka quajtur si – “vetëm një nga ato fazat”, teksa ka treguar se rrugët u ndanë me plot mirëkuptim.

Simpson dhe Cyrus gjatë lidhjes së tyre.

“Ishte vetëm një nga ato faza, mendoj unë. Kur e kalon dhe mëson shumëçka prej saj .Gjithçka përfundoi mjaft miqësisht”, tha Simpson në një intervistë për një medie australiane.

Këngëtarja 28 vjeçe, u lidh për herë të parë me artistin Cody Simpson në tetor të vitit 2019 pas ndarjes së saj nga blogerja, Kaitlynn Carter.

Miley Cyrus dhe ish e dashura e saj, Kaitlynn Carter.

Ylli i hitit “Wrecking Ball” ishte ndarë gjithashtu nga burri i saj, Liam Hemsworth, në gusht të atij viti.

Gjithashtu, Simpson shpjegoi se si filloi marrëdhënia e tij me Cyrus, duke zbuluar se ishte një tranzicion i qetë nga miqtë tek të dashuruarit.

Cody Simpson dhe Miley Cyrus.

“Unë e kam njohur atë për një kohë të gjatë në atë pikë. Ne kaluam nga një lloj miqësie e mirë ku thjesht patëm shumë miq të njëjtë, në të qenit së bashku për një kohë”, shtoi ai.

Lidhja e tyre ishte e super ekspozuar në rrjete sociale dhe koha që kalonin bashkë ishte e gjatë duke konsoliduar kështu një romancë të vërtetë dashurie.

Dyshja u panë pranë njëri tjetrit edhe në festa të rëndësishme siç është ajo e “Halloween” apo edhe për “Ditën e Falënderimeve”.

Cody Simpson dhe Miley Cyrus në festën e “Halloween”.

Ndryshe, projekti i fundit i publikuar nga Miley Cyrus ishte kënga “Without You”, ku ajo ishte mysafire e këngëtarit australian, The Kid Laroi.

“Without you” është pritur mirë nga fansat e dyshes, teksa aktualisht numëron mbi tetë milionë klikime në YouTube.

Në anën tjetër, Cody Simpson publikoi video klipin e tij të fundit në janar të këtij viti i cili përfshin vizuelizim animator dhe duetin e tij me Nairobin në këngën “High forever”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore