Kulturë

Çmimet e ndërtesave me kategori të ndryshme


Ndërtesa Salesforce Tower 326 metra e lartë, në San Fransisko ka marrë çmimin si ndërtesa më e mirë në botë për vitin 2019, nga Këshilli Ndërtesat e Larta dhe Habitatet Urbane me bazë të Çikagos.

Salesforce Tower, u zgjodh si ndërtesa më e mirë në kategorinë e ndërtesave nga 300 deri në 399 metra.

Kjo kullë është më e larta në San Fransiko dhe është ndërtuar kryesisht për të përmbushur kërkesat e shtresës së mesme, prandaj shërben kryesisht si ndërtesë banimi.

Sipas jurisë, së KNLHU-së çmimi iu dha kësaj ndërtese sepse ajo u vlerësua si një prej ndërtesave me strukturën dhe me dizajnin më të mirë kundër tërmetit.

Struktura e saj e veçantë ishte ajo që ndikoi kryesisht tek juria, që më pas i dha asaj çmimin si ndërtesa më e mirë në botë për banim nën 100 metra.

Po ashtu ajo u vlerësua edhe për konceptin e të menduarit, me të cilën ajo lidhej me habitatin urban që ndodhej rreth e qark saj.

Ndërtesa Forma Itaim në Sao Paulo, fitoi çmimin si ndërtesa më e mirë në botë poshtë 100 metrave.

Gjithashtu, kulla impresionon edhe nga larmia e ngjyrave të përdorura në fasadën e jashtme të saj.

Ndërkaq, në kategorinë e ndërtesave nga 100 deri në 199 metra, fitoi çmimin si ndërtesa më e mire në botë Amorepacific Headquarters.

Ky çmim iu dha kësaj ndërtese sepse gjykatësit vlerësuan pozicionimin e saj, ku menjëherë pasi dilje prej saj ishte në zemër të qytetit, ndërsa pasi hyje në të futeshe një botë krejtësisht tjetër, duke e ftuar publikun në një atrium gjigand.

Edhe Shenzhen Energy Headquarters në Shenzhen u vlerësua si ndërtesa më e mirë në botë në kategorinë nga 200-299 metra. Juria u impresionua nga dizajni i strukturës së saj të jashtme, një pjesë e së cilit të krijonte idenë sikur ishte duke u lëkundur.

Dy kullat e saj, ajo veriore dhe ajo jugore lidhen me njëra-tjetrën më një ndërtesë të vogël tetë-katëshe që ndodhet ndërmjet tyre dhe ku ndodhen restorante, dyqane tregtare, kafene dhe qendra konferencash.

Ndërtesa Ping An në Shenzen të Kinës është cilësuar si ndërtesa më e mirë në botë mbi 400 metra.

Ajo është e lartë rreth 599 metra dhe ndodhet në zonën e re financiare të Shenzhenit.

Ndërtimi i kësaj kulle mori rreth shtatë vjet dhe ajo është njëkohësisht edhe ndërtesa e dytë më e lartë në të gjithë Kinën.

 

Juria holandeze e cilësuan European Patent Office, e cila në çatinë e saj përbehet nga panele diellore dhe pikërisht kjo u vlerësua si një metodë për të nxitur me tej zbatimin e burimeve të ripërsëritshme të energjisë.

Një gjë tjetër shumë e veçantë në strukturën e saj të jashtme është edhe fasada dyshe në të dyja anët e saj, dhe ku varen edhe bimë të ndryshme kacavjerrëse.

Ndërtesa e cila mori çmimin si ndërtesa më e mirë për banim në

New York shpalli si ndarësen më të mirë sa i përket banimit Fifth Avenue, me lartësi 277 metra.

Çmimi për ndërtesën të rinovuar në mënyrën më të mirë të mundshme iu dha Hotelit Chao në Pekin.

Sipas jurisë, çmimi iu dha kësaj ndërtesë për mënyrën sesi struktura e saj origjinale ishte ruajtur ndërkohë që në dizajnin e saj ishin shtuar edhe shumë elementë modernë.

Kulla tjetër, Britam në Nairobi, njëkohësisht edhe ndërtesa më e lartë në Kenia, është cilësuar si ndërtesa me strukturën mekanike dhe elektrike më të mirë.

Kulla Azirieli Sarona në Tel Aviv, rreth 238 metra e lartë është njëkohësisht edhe ndërtesa më e lartë në Izrael. Kjo ndërtesë ka marrë çmimin si ndërtesa me fasadën më të mirë, si pasojë e së cilës ajo arrin të kursejë deri në 27.5 për qind energji.

Ndërtesë e projektuar mirë kundër zjarrit dhe për fasadën e saj të përbërë prej formash të ndryshme gjeometrike, është ajo Morpheu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore