Film

Chris Rock nuk është komedani i vetëm që u godit me shuplakë, sulmohet edhe Oliver Pocher


Oliver Pocher

Të shtunën e kaluar, Oliver Pocher, komedian gjerman, është goditur fuqishëm me shuplakë derisa po qëndronte në publik për të parë një ndeshje boksi mes Felix Strum dhe Istvan Szili, në Westfalenhalle të Dortmundit.

Një burrë që publikon video në internet me emrin artistik “Fat Comedy” goditi papritur Pocher, derisa një tjetër person qëndronte prapa duke e xhiruar ngjarjen.

Organizatori i mbrëmjes së boskit, Ludger Inholte, e ka bërë përgjegjës për ngjarjen sigurimin e sallës.

Por, nga salla ku u mbajt ngjarja thanë se ishte në dorën e organizatorit të siguronte vendin sipas dëshirës së tij dhe me kompaninë e sigurimit që ai dëshironte.

Komediani ishte i ulur në rreshtin e parë, në zonën VIP, pranë të ftuarve të tjerë të nderit si trajneri i futbollit Christoph Daum.

Derisa Inholte thotë se sulmuesi nuk duhej të kishte qasje në zonën VIP, operatorët e sallës e paraqesin situatën ndryshe.

“I dyshuari kishte autorizimet e duhura nga LIB Boxpromotion për të hyrë në këtë zonë, të cilat organizatori ua kishte lëshuar artistëve të muzikës dhe grupeve shoqëruese”.

Nuk është bërë e ditur ende arsyeja e goditjes së komikut gjerman, derisa policia po e heton rastin.

Njëjtë u godit gjatë natës së çmimeve Oscars, edhe komediani i famshëm amerikan Chris Rock, por ky i fundit nga një kolegë.

Will Smith u ngrit dhe goditi Rock-un derisa ai ishte duke bërë prezantimin për një çmim.

Arsye ishte një shkaka që Rock bëri me gruan e Will, Jada Smith.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore