Sport

Chelsea – Real Madrid, formacionet e mundshme


Chelsea do të ballafaqohet me Real Madrid-in në ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Blutë e Londrës e kanë humbur takimin e parë në “Santiago Bernabeu” me shifrat 2:0, andaj misioni kualifikimi do të jetë shumë i vështirë.

Sa i përket futbollistëve në dispozicion, tekniku i Real-it, Carlo Ancelotti nuk do ta ketë vetëm mbrëoqjtësin anësor, Ferland Mendy, i cili është i lënduar që një kohë të gjatë.

Ndërsa te Chelsea u shtua në listën e mungesave edhe Kalidou Koulibaly.

Formacionet e mundshme:

Chelsea (4-3-3): Kepa; James, Fofana, Silva, Cucurella; Fernandez, Kante, Kovacic; Mudryk, Havertz, Felix.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Modric, Valverde, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore