Sport

Chelsea po e humbet durimin me Lukaku-n


Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Chelsea po humbet durimin me Romelu Lukaku-n, i cili nuk është i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite dhe vazhdon të presë për një klub të ri evropian.

Gazeta rozë pretendon se Al-Hilal e ka rritur ofertën e tyre për 30-vjeçarin në 50 milionë euro në sezon.

Skuadra Saudite Pro League ka propozuar të njëjtën tarifë për Chelsea-n, më e lartë se oferta prej 40 milionë euro e Juventusit.

Sipas gazetës italiane, Chelsea po humbet durimin me ish-sulmuesin e Inter-it dhe po e shtyn përfaqësuesin e tij që të marrë një vendim për të ardhmen e Lukaku-t.

Belgu refuzoi t’i përgjigjej thirrjeve të Inter-it javën e kaluar dhe në vend të kësaj hapi bisedimet me Juventusin.

Prandaj, zikaltrit janë tërhequr nga gara për nënshkrimin e tij dhe kanë synuar ndër të tjera Alvaro Morata-b apo Folarin Balogun.

Lukaku aktualisht po stërvitet në Cobham dhe nuk i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës së Chelsea-t në SHBA për turneun e tyre para-sezonal.

“Tuttosport” raportoi javën e kaluar se avokati i Lukaku-t, Sebastien Ledure do të pranonte ofertën e Al-Hilal, por sulmuesi dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Juventus-i është i gatshëm të bëjë një ofertë për Lukaku-n pavarësisht nga shitja e Dusan Vlahovic.

Gazeta me bazë në Romë pretendon se Lukaku tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me “Zonjën e Vjetër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore