Sport

Chelsea futet seriozisht në garë për transferimin e talentit të Salzburg-ut


Talenti i Salzburg-ut, Benjamin Sesko, është një nga futbollistët qw po ndiqet nga skuadra të mëdha evropiane.

Shumë klube të njohura po ndjekin me interes të veçantë ecurinë e 19-vjeçarit, i cili numëron 13 ndeshje dhe dy gola me kombëtaren sllovene.

Skuadra e Manchester United-it është shumë e etur për ta transferuar sllovenin në Premier Leauge, por së fundmi është futur seriozisht në garë edhe Chelsea.

Mediat sllovene flasin për një takim sekret mes agjentit të sulmuesit shtatlartë dhe pronarit të bluve të Londrës, Todd Boehly.

Elvis Basanovic ka biseduar me pronarin e klubit londinez në lidhje me mundësinë e kalimit të Sesko-s në “Stamford Bridge”.

Salzburg ka pretendime të larta, teksa drejtuesit e klubit austriak preferojnë ta mbajnë edhe një sezon tjetër lojtarin.

Derisa, për ta liruar 19-vjeçarin, thuhet se klubi austriak kërkon të pakën 60 milionë euro.

Megjithatë, në rast se arrihet ndonjë marrëveshje për këtë sezon, atëherë Armando Broja pritet të largohet nga ekipi londinez.

Disa klube duan sulmuesin e kombëtares shqiptare, teksa 20-vjeçari është kundër një tjetër huazimi dhe kërkon shitjen e plotë nëse nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore