Muzikë

Çfarë bisede nga skena zhvilloi Adele me sigurimin në një prej koncerteve të fundit?


Këngëtarja angleze, Adele ndaloi koncertin e saj të shtunën mbrëma në Las Vegas për të qortuar një roje sigurie që po “mërziste” një pjesëtar të audiencës.

Sipas videos së incidentit të shpërndarë në mediat sociale, Adele ishte në mes duke kënduar “Water Under the Bridge” dhe ndaloi këngën për të pyetur se çfarë po ndodhte në audiencë me një koncert të veçantë që kishte qenë në këmbë.

“Çfarë po ndodh atje me atë tifozin e ri që është mërzitur kaq shumë, që kur kam ardhur unë, për ngritjen në këmbë? Çfarë po ndodh me të?”, pyeti ajo.

Këngëtarja, e cila po zhvillon spektaklin e saj “Weekends With Adele” në Colosseum në Caesars Palace, po i drejtohej veçanërisht një publiku duke i thënë: “Po ti, me dorën lart, po ti! Ngrije doren. Ti, jo ti, po, ti me shkopin në dorë”.

Duke vazhduar qëllimisht, Adele kërkoi nga sigurimi që të mos e shqetësojnë fansin në fjalë, derisa këtij të fundit i kërkoi ta shijonte performancën, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

“Çfarë po bën? Pse po e shqetësoni të gjithë? Mund ta lini vetëm, ju lutem?”, tha ajo duke iu drejtuar sigurimit.

“Nuk do të të shqetësojnë më, i dashur. Ti kënaqu me shfaqjen”, i tha ajo fansit.

Adele u sqarua para turmës për atë ndalesën e bërë, duke thënë: “Më falni, djema. Ai është shqetësuar gjatë gjithë shfaqjes nga sigurimi dhe njerëzit e tjerë të ulur pas tij. Ai është këtu për t’u argëtuar. Të gjithë jeni këtu për t’u argëtuar”.

Ylli i hitit “Rolling in the deep”, nuk është interpretuesja e parë që vëren se një roje sigurie është paksa shumë e ashpër.

Në muajin maj, Taylor Swift i bërtiti sigurimit gjatë një shfaqjeje në lidhje me një fanse.

“Ajo është mirë dhe nuk po bënte asgjë”, i pati thënë Swift, sigurimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore