Shqipëria

Çelet pavijoni i Shqipërisë në Expo 2020 Dubai


Përmes një postimi në mediat sociale, organizatorët e Expo 2020 Dubai bënë të ditur se 9 marsi kremton vlerat dhe pasuritë kulturore dhe historike shqiptare.

“Sot jemi të emocionuar të festojmë Shqipërinë. Mos e humbisni festën dhe bashkohuni me ne sot në Pavijonin Albania, ose ndiqni pamjet drejtpërdrejt në Virtual Expo”, shkruajnë organizatorët.

Titulli i pavionit shqiptar paralajmëron një ekspeditë virtuale përmes një vendi çudirash të biodiversitetit.

“Nga plazhet e saj mesdhetare me diell te pyjet e tij e deri te malet me kapotë të bardhë, kombi ballkanik i Shqipërisë krenohet me një sasi të jashtëzakonshme biodiversiteti. Pavijoni i Shqipërisë në Expo 2020 u ofron vizitorëve një turne panoramik të mrekullive natyrore të vendit, duke përdorur realitetin virtual, tingujt e natyrës, ekranet digjitale dhe më shumë”, vijon përshkrimi i Expo 2020.

Të pranishmit do të kenë mundësi të provojnë ushqime autentike shqiptare, si reçelrat dhe djathrat.

Ndër të tjera, organizatorët theksojnë edhe trashëgiminë muzikore të vendit apo mënyrën se si Shqipëria po bëhet një destinacion kryesor për turizmin e qëndrueshëm.

Në pavijon janë vendosur objekte të identitetit dhe kulturës shqiptare.

Kjo, nëpërmjet një shumëllojshmërie artefaktesh me rëndësi historike, kostumeve tradicionale të punuara me dorë, bimëve dhe ushqimeve tradicionale.

Gjatë së mërkurës, media të ndryshme kanë konfirmuar edhe pjesëmarrjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në panair.

E ardhmja e Expo 2020 Dubai

District 2020 që po zhvillohet nga Expo 2020 Dubai i rakordohet një qyteti “smart” dhe të qëndrueshëm, i cili është i përqendruar në nevojat e komunitetit të tij urban.

Ai do të sigurojë një ekosistem biznesi të kuruar që drejtohet nga inovacioni.

Kjo e fundit ka bashkuar mendjet globale dhe përqafon teknologjinë, inovacionin digjital për të mbështetur rritjen e industrisë.

Pas gjashtë muajve të Ekspozitës Botërore, District 2020 do të ripërdorë 80% të mjedisit të ndërtimit të Ekspozitës.

Më 27 nëntor të vitit 2013, fishekzjarrët pikturuan qiellin nga ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, ndërsa mijëra njerëz në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe festuan.

Madje ajo ditë u shpall festë kombëtare për të gjitha institucionet arsimore në mbarë vendin.

Ai ishte momenti kur u organizua ekspozita e parë botërore që do të mbahej në rajonin e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë Jugore (MEASA).

Për 170 vjet, World Expos kanë ofruar një platformë për të shfaqur risitë më të mëdha që kanë formësuar botën në të cilën jetojmë sot.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore