Lajme

Buxheti i Kosovës, caktimi i pagës minimale e shpenzimet e kuvendit – disa nga pikat e diskutimit në Komisionin për Buxhet


Objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022, është një nga pikat e rendit të ditës, i cili do të trajtohet në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, këtë të mërkurë.

Me fillim nga ora 10:00, deputetët të cilët përbëjnë këtë komision do të shqyrtojnë edhe vendimin e qeverisë për shkarkim të Kimete Gashit si anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Çështja e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, është një nga pikat tjera që do të shqyrtohet në këtë takim.

Më pas, do të diskutohet për Raportin Vjetor Financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe për shpenzimet e Kuvendit të Kosovës në tre muajt e parë të vitit kalendarik 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore