Shqipëria

Bujqësia me dy marrëveshje, nga thithja e fondeve të BE-së deri te ndarja e çmimeve në kohë reale


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në mbledhjen e tetë të dy Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, theksoi se me marrëveshjen që do të nënshkruajnë do të mundësojnë programe të mbështetjes që jep mundësi të ofrojë eksperienca në zhvillimin e kapaciteteve për përthithjen e fondeve.

“Agjencia shqiptare do të ndajë eksperiencën me atë të Kosovës për akreditimin e fondeve. E dyta lidhet me angazhimin për ndarjen e të dhënave në kohë reale nëpërmjet dy zyrave. Do rrisim të dhënat e kontabilitetit në fermë”.

Gjithashtu ajo tha se marrëveshja e dytë ka të bëjë me ndarjen e informacioneve në kohë reale të çmimeve për produktet bujqësore.

“Marrëveshje që ngre një sistem të integruar informimi bujqësor mes dy ministrive, shkëmbimin për të dhënat statistikore që të kemi sistem bashkëkohor dhe më pas ngritjen e rrjetit të të dhënave të kontabilitetit të fermës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore