Lajme

Brnabiç: Presioni ndaj Serbisë ishte i dukshëm edhe gjatë intervistës së Vuçiç-it në CNN


Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, pas intervistës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për CNN, ka thënë se “presioni” ndaj Vuçiçit ishte i dukshëm edhe gjatë intervistës së tij për mediumin amerikan.

“Krenar për mënyrën se si Vuçiç shpjegon dhe mbron interesat e Serbisë dhe luftën e tij në kohë të vështira dhe në rrethana akoma më të vështira. Lloji i presionit ndaj Serbisë dhe mënyra se si ai manifestohet ishte evident gjatë intervistës”, ka shkruar Brnabiç në platformën X.

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se “prokuroria do të bëjë punën e saj” në lidhje me kriminelin Millan Radoiçiç, i cili pranoi përfshirjen e tij në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Serbia sigurisht që do të kërkojë llogari nga të gjithë personat që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai është gjithashtu i disponueshëm në territorin tonë dhe prokuroria do të bëjë punën e saj”, tha Vuçiç për CNN.

Vuçiç akuzoi Qeverinë e Kosovës se po kryen “spastrim gradual etnik” në veri, për të cilin Amanpour tha se Bashkimi Evropian dhe ShBA-të nuk pajtohen me këtë vlerësim.

Por, ajo i kujtoi Vuçiç-it se pas negociatave në Ohër ka thënë se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sepse “i dhemb krahu”, dhe e ka pyetur nëse ka ende dhimbje apo është gati për marrëveshje, për të cilën Vuçiç ka thënë se Serbia është konstruktive dhe këtë e kanë thënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

“Kam bërë gjithçka që u kam thënë miqve tanë nga SHBA-të dhe BE-ja se do të bëj, dhe ekziston kushtetuta e Serbisë dhe duhet ta respektoj atë”, vijoi Vuçiç.

Vuçiç për CNN: Prokuroria do të bëjë punën e saj për Radoiçiçi-n, raportet e SHBA-ve “nuk ishin plotësisht të sakta”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore