Shqipëria

Britanikja “Express”: Putin u poshtërua, iu kapën spiunët në Shqipëri


Pas incidentit në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas u kapën e më pas u akuzuan për spiunazh ndërkombëtarë, kanë ardhur reagimet e para edhe nga mediat botërore.

E përditshmja britanike “Express”, ka qenë e radhës në publikimin e një shkrimi me titull: Putin i poshtëruar, pasi spiunët rusë kapen në flagrancë duke hyrë në uzinën e armëve, referuar rastit të Gramshit.

Shkrimi vijon më tej duke shpjeguar edhe dinamikën e ngjarjes dhe se si rusët dhe ukrainasi u neutralizuan.

Në shkrim, po ashtu, përmenden edhe raportimet e mediave shqiptare mbi ngjarjen si edhe versionet e ndryshme që tre të akuzuar kanë dhënë.

Siç vihet re, ngjarja ka rrokur vëmendje botërore, duke parë edhe ndjeshmërinë e çështjes, në ditët kur agresioni rus në Ukrainë vijon të jetë i pranishëm dhe kërcënues për gjithë Evropën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore