Lajme

Bregu: Ballkani Perëndimor nuk është i përsosur, por duhet të nxjerrim më të mirën nga mospërsosmëritë


Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu

Potenciali i zhvillimit të Ballkanit Perëndimor mund të jetësohet vetëm përmes integrimit ekonomik të rajonit, ka thënë Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu. 

“Integrimi ekonomik i rajonit nuk është proces i pavarur dhe nuk do të jetë i plotë nëse nuk shoqërohet me një ftesë për të intesifikuar rrugën kredibile të anëtarësimin në BE”, ka thënë Bregu në hapjen e takimeve të nivelit të lartë në Mynih.

“Ka ardhur koha që procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Unionin Evropian të jetë në spotlight para se të jetë vonë. Është epiqendra e së ardhmes së rajonit. Perspektiva evrppiane është parimi udhëzues që bën procesin e bashkëpunimit të dobishëm për secilin në aspektin afagjatë”, transmeton Danas.

Bregu tha se e kupton që rajoni “nuk është i përsosur”, por se dëshiron që “të nxjerret më e mira nga mospërsosmëritë”.

Ajo tregoi se BE ende ka avantazhin në rajon me 62 përqind të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që duan anëtarësimin në union, dhe se në të njëtjën kohë është investitori më i madh.

“Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm çështje territoriale por edhe trasnsformative. Ne të gjithë pajtohemi se zgjerimi nuk është proces metodologjik, por politik, dhe duhet të mbetet i tillë”.

“Nëse të rinjt e arsimuar dhe të aftë nuk e shohin perspektivën evropiane në vendet e tyre, ata do të përdorin mundësitë ekzistuese për të migruar dhe të kërkojnë kushte më të mira jetese në BE”, konkludoi ajo.

Në tubim morën pjesë zyrtarë të rangut të lartë nga rajoni, Bashkimi Evropian dhe Kongresi i SHBA-së, duke përfshirë Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe senatori amerikan Jean Schahen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore