Sport

Brazili mund Rusinë dhe kalon në gjysmëfinale


Kombëtarja e Brazilit për femra në volejboll ka arritur të sigurojë një biletë për në gjysmëfinale, pasi eleminoi Rusinë.

Brazilianet fituan tre nga katër setet përballë ruseve: 23-25, 25-21, 25-19, 25-22.

Në gjysmëfinale, Brazili do të takohet me Koren e Jugut, të cilat u kualifikuan pasi mundën Turqinë pas pesë seteve.

Në dy çerekfinalet e tjera, pesë herë medalistët olimpikë SHBA mundi Republikën Domenikane, ndërsa kampionët botërorë 2018 dhe medalësit e argjendtë në Rio 2016 Serbia mposhti Italinë.

Gjysmëfinalet janë caktuar të luhen të premten më 6 gusht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore