Jetesë & Stil

Brad Pitt ka gjetur shkëndinë e re të dashurisë me Ines de Ramon, çifti janë “më të lumtur se kurrë”


Aktori Brad Pitt “nuk mund të ishte më i lumtur” me të dashurën e re Ines de Ramon.

Kjo pasi që ylli i  “Fight Club”, 60 vjeç, thuhet se ka “gjetur sërish shkëndijën e tij të dashurisë” me Ramon, tha një burim për People, transmeton AlbanianPost.

“Që nga divorci, Brad ishte në lidhje, por kurrë seriozisht”, tha burimi i brendshëm, duke iu referuar ndarjes së tij në vitin 2016 nga ish-gruaja Angelina Jolie.

“Kjo është lidhja e parë serioze dhe ai nuk mund të ishte më i lumtur. Me Ines, ai gjeti sërish shkëndijën e tij. Është vërtet e mahnitshme të shohësh. Brad është një djalë i mrekullueshëm. Ai e meriton të jetë i lumtur”, shtoi ai tutje.

Burimi e përshkroi gjithashtu ekzekutivin e bizhuterive, 34 vjeç, si “të sjellshëm, qesharak dhe shumë të veçantë”, duke vënë në dukje se ishte “e mahnitshme” të dëshmosh gëzimin e Pitt pas lajmeve se dyshja po jetonin së bashku.

Dyshja tanimë jetojnë bashkë, dhe ky vendim thuhet të ketë qenë shumë “i natyrshëm”.

“Ata po kalonin aq shumë kohë së bashku në rezidencën e Brad, prandaj kishte kuptim që Ines të jetonte me të”, shpjegoi burimi i brendshëm.

“Bradi është shumë i lumtur dhe i pëlqen të kalojë kohë me të. Të vendosnin për të jetuar së bashku ishte një gjë e natyrshme”, shtoi ai.

Çifti u lidhën fillimisht në mënyrë romantike në fund të vitit 2022, kur u fotografuan së bashku në një koncert.

Në atë kohë, burimet i thanë People se të dy ishin takuar fshehurazi prej disa muajsh.

De Ramon, e cila më parë ishte e martuar me yllin e “Vampire Diaries”, Paul Wesley nga viti 2019 deri në vitin 2022, vazhdoi të nxiste thashethemet për romancë kur e ndihmoi Pitt të festonte ditëlindjen e tij të 59-të.

Ata u panë gjithashtu së bashku në një festë për filmin e Pitt “Babylon”, megjithëse nuk pozuan për foto së bashku në këtë ngjarje.

Pothuajse 12 muaj më vonë, në nëntor të vitit 2023, ata zyrtarizuan lidhjen e tyre në tapetin e kuq në gala-në e 12-të vjetorit të “LACMA Art+Film”.

Një person i brendshëm i afërt me çiftin gjithashtu konfirmoi se ata po bëheshin “seriozë” për njëri-tjetrin në atë kohë, me Pitt që thuhet se i referohej de Ramon si “ e dashura e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore