Sport

Borussia Dortmund/ Haaland-i rikthehet më shpejt nga sa pritej, por humbet Bellingham-in


Trajneri i Borussia Dortmund-it, Marco Rose, ka zbuluar se Erling Haaland-i do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen përballë Wolfsburg-ut. Skuadrat do të përballen të shtunën, teksa për norvegjezin ishte parashikuar një mungesë më e gjatë.

Sulmuesi ka qenë jashtë fushave për shkak dëmtimi, që nga muaji tetor. Në fillim të këtij muaji, babai dhe agjenti i tij thanë se ai nuk do të rikthehej më në fushë për këtë vit.

Megjithatë, duket se Haaland-i ka arritur një rikuperim surprizues dhe jashtë pritshmërive.

“Erling Haaland-i do të jetë në autobus. Ai ndihet mirë. Ai mund të bëjë një paraqitje të shkurtër si zëvendësues”, tha Rose para ndeshjes.

“Nëse gjithçka shkon mirë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Bayern-in”, shtoi tekniku, për ndeshjen e javës së ardhshme në “Signal Iduna Park”.

Dortmund-it pritet t’i mungojnë tre lojtarë në sfidën me Wolfsburg-un. Jude Bellingham-i që u dëmtua përballë Sporting-ut në Champions League. Thorgan Hazard-i që është i infektuar me COVID-19. Si dhe në dyshim mbetet, Raphel Guerrero, pas një problemi muskulor në ndeshjen ndaj Sporting-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore