Lajme

Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiç-in


Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë nga Mynihu i Gjermanisë, se do të zhvillojë takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, derisa ka bërë të ditur se një takim Kurti-Vuçiç nuk është në agjendë.

Këto komente, Borrell i bëri nga Mynihu, ku është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë – ku prezent është edhe kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç.

“Nuk është në planifikimet e mia, nuk është në agjendën time, por nëse do të ishte i mundur, ne do të ishim të lumtur. Në të kundërtën, unë duhet të tentoj ta arrij këtë [takimin Kurti-Vuçiç] diku tjetër”, deklaroi Borrell, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.

Takimet e Borrell-it me Kurtin dhe Vuçiç-in vijnë në një kohë kur janë rritur – sërish – tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dhe shkas për këtë, kësaj radhe është vendimi i autoriteteve kosovare për të ndaluar dinarin serb për kryerjen e pagesave.

Vendet perëndimore, posaçërisht Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar një tranzicion të gjatë për largimin nga përdorimi të dinarit serb.

Madje, nga SHBA-të është thënë se ky vendim i Kosovës, që është i pakoordinuar me aleatët, ka ndikuar në marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

Hovenier: Jemi të frustruar me Kurtin, raportet tona veçse janë afektuar – kush thotë ndryshe, thjesht nuk po thotë të vërtetën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore