Bordi i Transparencës, pas mbledhjes së zhvilluar të mërkurën e 8 qershorit, ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburantit në Shqipëri.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi gjatë kësaj dite, pas orës 18:00.
Kështu Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë 258 lekë/litër.
Në krahasim me vendimin e shkuar, nafta është rritur me 10 lekë.
Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 231 lekë/litër.
Në krahasim me vendimin e shkuar, benzina ka rënë me 1 lekë.
Gazi do të shitet 86 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që, në pikat e tjera, për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Bordi thekson se janë në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Beqaj në burg, GJKKO zbardh vendimin: 4 akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin
-
GJKKO refuzon garancinë pasurore të Beqajt, lë në burg ish-ministrin
-
Krijohet Trupa e Ndërhyrjes Teknike, Balla: Presim rritje të numrit të turistëve
-
Beqaj mohon akuzat, ofron garanci pasurore 5 mln lekë për të fituar lirinë