Shqipëria

Bllokohet rruga Tiranë-Burrel, shembet dheu


Një masiv dheu është shembur në rrugën nacionale Burrel-Tiranë, në afërsi të urës së Ulzës.

Si pasojë e masivit të dheut, u bllokua lëvizja e automjeteve në të dyja anët e lëvizjes. Mësohet se bllokimi ka zgjatur për rreth një orë.

Mjetet e firmës mirëmbajtëse u munduan ta mbajnë qarkullimin të lirë, por ka qenë e pamundur që rruga të mbahej e hapur.

Një automjet në këtë aks ka rrezikuar të dalë nga rruga, pasi është futur pa u pastruar i gjithë masivi i dheut.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë për të monitoruar trafikun e krijuar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore