Stil

Bleona Qereti ndan imazhe nga Kana, fokuson linjat trupore


Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, nuk është se njihet si e apasionuar pas mediave sociale, prandaj edhe postimet i ka më të reduktuara në raport me artistët e tjerë.

Por, së fundmi, ajo ka ndarë disa imazhe nga holli i një hoteli luksoz në Kanë të Francës, teksa arsyeja e vizitës atje, nuk është bërë e ditur akoma.

Gjithsesi, në imazhet e publikuara, Bleona, e cila aktualisht është 44-vjeçe, ka vënë në pah format e saj të lakmueshme trupore, derisa ka vendosur edhe një mbishkrim pikant – “Ajo ishte një libër i hapur. Ai ishte analfabet”.

Imazh i publikuar nga Bleona Qereti në Instagram.

Ajo është shfaqur e veshur me një kostum ‘body’ me material lëkurë dhe me ngjyrë blu si dhe me një pallto kombinuar me stil.

Në fotografitë e ndara me mbi 600 mijë ndjekësit e saj, Bleonën e komentuan edhe koleget e saj, nga diskografia shqiptare e muzikës.

“Shkëlqe”, shkroi modelja, Xhesika Berberi, derisa këngëtarja Rozana Radi i dërgoi emoji të yjeve – Qereti rezervoi edhe një koment tjetër me emoji të zjarrit nga artistja tjetër, Era Rusi.

Përndryshe, Bleona vazhdon prej kohësh jetën e saj përtej oqeanit, atje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa gjatë kësaj periudhe, ajo pati sjellë disa projekte muzikore të destinuara për tregun ndërkombëtar.

“I don’t need your love”, “Monster”, “Take you over” e “Famous”, janë vetëm disa prej këngëve të publikuara nga ajo ndër vite.

Kënga e fundit nga Bleona për tregun shqipfolës, mbetet bashkëpunimi i saj me Bes Kallakun – “Haters”, që u publikua para 3 vjetësh dhe aktualisht numëron mbi 2 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore