Shqipëria

BKH: Kualifikimet e Testit të Aftësive Fizike për “Hetues”


Komisioni i Përzgjedhjes sё Byrosё Kombёtare tё Hetimit(BKH) mbylli tё enjten procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët “Hetues”.

“Nga 325 kandidatë pjesmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër”, njofton BKH.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Listat e plota tё kandidatëve tё kualifikuar dhe tё pakualifikuar mund t’i gjeni nё faqen zyrtare nё internet.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15 qershor 2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

Testi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet e tё cilit gjenden po ashtu nё faqen e BKH.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore