Shqipëria

Bisedë telefonike Xhaçka-Reeker: Në fokus bashkëpunimi dypalësh


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëssekretarin amerikan të Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euro-Aziatike, Philip Reeker.

Në fokus të bisedës së tyre telefonike ishte bashkëpunimi dypalësh politik, ekonomik e rajonal. Gjatë bisedës Xhaçka  u shpreh se  Shqipëria mbetet e përkushtuar në forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme njohu zëvendëssekretarin me masat e marra për të garantuar zgjedhje të lira, sipas standarteve më 25 prill.

Xhaçka vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj vendit tonë në rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian (BE). Ajo nënvizoi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Sjellim në vëmendje se viti 2021 shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes vendit tonë dhe SHBA-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore