Kosova

Bieber: Gjermania duhet të bindë shtetet skeptike për liberalizimin e vizave në Kosovë


Profesori i Qendrën për Studime Juglindore në Universitetin e Gracit si dhe eksperti i politikave të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber.

Profesori i Qendrës për Studime Juglindore në Universitetin e Gracit si dhe eksperti i politikave të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, ka theksuar problematikat me të cilat duhet të merret qeveria e re gjermane, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave ndaj Kosovës.

Ai në një kolumnë për Deutsche Welle ka thënë se Gjermania duhet të bindë shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Gjermania duhet të bindë shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka partnerë në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndjekjen e kësaj linjeje, por përparimet nuk do të kenë sukses pa pjesëmarrjen aktive të Gjermanisë”, ka thënë Bieber.

Ndërkaq, theksoi se për një kohë të gjatë ishte iluzioni se Vuçiçi ishte partneri ideal për një kompromis me Kosovën.

“Për një kohë të gjatë, në Berlin dhe Bruksel vazhdoi iluzioni se Vuçiçi ishte partneri ideal për një kompromis me Kosovën. Por nuk kishte zgjidhje edhe pas dhjetë vjetësh nën ndërmjetësimin e BE-së”.

Ai shtoi se, “është naive të besohet se një autokrat si Vuçiçi herët a vonë do të pranojë një kompromis me Kosovën”.

Profesori i Qendrën për Studime Juglindore në Universitetin e Gracit si dhe eksperti i politikave të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber.

Bieber, tutje ka vlerësuar se qeveria e re duhet që prioritet ta ketë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

“Mundësia e parë për qeverinë e re federale për të vënë në praktikë angazhimin e saj për demokracinë dhe sundimin e ligjit do të jetë në Ballkanin Perëndimor”.

Ndryshe, Kosovës i është premtuar liberalizimi i vizave që nga viti 2011.

Në vitin 2019, Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Liberalizimi u votua edhe në Parlamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.

Po ashtu,  Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore