Lajme

Biden thotë se Rafah duhet të jetë në gjendje të rihapet brenda 24-48 orësh


Pasi tha fillimisht se kalimi i Egjiptit në Rafah në Gaza do të rihapet sot, presidenti amerikan Joe Biden spekulon para gazetarëve përpara një takimi me udhëheqjen e Bashkimit Evropian në Shtëpinë e Bardhë se kufiri do të rihapet pas 24 deri në 48 orë.

“Kam marrë një angazhim nga izraelitët dhe presidenti i Egjiptit se kalimi do të jetë i hapur”, thotë Biden.

“Autostrada duhej të rregullohej dhe ishte në gjendje shumë të keqe…dhe besoj se në 24 deri në 48 orët e ardhshme, 20 kamionët e parë do të kalojnë kufirin”, thotë Biden.

Pasi Izraeli mbylli vendkalimet e tij, Rafah është e vetmja rrugëdalje nga Gaza, por edhe ajo është e mbyllur tani.

Nëse hapet, vetëm shtetasit e huaj do të lejohen të kalojnë në bazë të marrëveshjes së fundit me Egjiptin.

Kalimi kontrollohet nga qeveria egjiptiane sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në 2007 me Izraelin. Ai monitorohet edhe nga BE-ja.

Fluksi i furnizimeve, duke përfshirë ndihmën humanitare, që vjen në Gaza përmes Rafah-ut kërkon miratimin e Izraelit.

Kalimi është mbajtur i mbyllur pas bombardimeve të mëparshme izraelite si në 2008, 2014 dhe 2021.

Gaza u pushtua nga Egjipti në vitin 1948 dhe ra nën kontrollin e Izraelit pas Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967, gjatë së cilës Gadishulli i Sinai-t kontrollohej gjithashtu nga Izraeli.

Një marrëveshje Izrael-Egjipt në vitin 1979 lejoi kthimin e Sinai-t, i cili kufizohet me Rripin e Gazës, në Egjipt, dhe kështu kalimi kufitar Rafah u rivendos.

Në vitin 1982, pas tërheqjes së Izraelit nga Sinai, Rafah u bë pika ndarëse midis Egjiptit dhe Gazës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore