Lajme

Biden: Shumë të pafajshëm po vdesin në Gaza, duhet zgjidhja me dy shtete


“Festa e Kurban Bajramit këtë vit bie në një kohë të vështirë për shumë myslimanë”.

Kështu deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden, i cili u shpreh se civilët e pafajshëm në Gaza po vuajnë tmerret e luftës midis Hamasit dhe Izraelit.

“Janë vrarë shumë të pafajshëm, duke përfshirë mijëra fëmijë”.

Ai siguroi se administrata amerikane po bën gjithçka që mundet për t’i dhënë fund luftës, për të liruar pengjet dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

Për Biden, kjo e fundit është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme midis palestinezëve dhe izraelitëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore