Lajme

Biden kërkon fundin e masakrave pas vrasjes së fëmijëve në Texas


Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar Kongresit që t’i japë fund kërdisë së dhunës me armë.

E gjitha pasi 19 nxënës të një shkolle fillore u vranë nga një 18-vjeçar në Texas.

“Në emër të Zotit, ku është shtylla e kombit tonë?”, ka pyetur Biden dukshëm emocional.

“Shumë fëmijë të vegjël, të cilët panë atë që ndodhi, panë miqtë e tyre të vdesin sikur të ishin në një fushë beteje”, ka thënë ai.

Sakaq, presidenti u ka drejtuar thirrje zyrtarëve të zgjedhur që të “ngrihen kundër lobit të armëve” në fjalimin e mbajtur dy orë pasi mbërriti në SHBA pas udhëtimit të tij në Azi.

“Kisha shpresuar që kur të bëhesha president, nuk do të më duhej ta bëja këtë. Përsëri. Një tjetër masakër”, ka shtuar Biden.

Të paktën 19 fëmijë dhe dy mësues u vranë pas të shtënave në shkollën fillore Robb, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Sigurisë Publike në Texas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore