Lajme

Biden do të bisedojë “së shpejti” me Xi Jinping


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden deklaroi se do të bisedojë me homologun e tij kinez Xi Jinping “së shpejti”.

Kjo e fundit, sipas tij, po peshon veprimet e mundshme mbi tarifat e SHBA-ve ndaj Kinës që u vendosën nga administrata Trump.

Lajmi u bë i ditur nga kompania “Bloomberg”.

“Ne jemi në proces për ta përmbushur këtë”, u tha Biden gazetarëve të shtunën.

Administrata Biden po peshon se çfarë të bëjë në lidhje me tarifat e ish-presidentit Donald Trump për rreth 300 miliardë dollarë mallra të importuara nga konkurrenti më i madh i ekonomisë amerikane.

Ndërsa disa biznese kanë përfituar nga mbrojtja prej importete kineze, kompanitë që përdorin mallrat si inpute në fusha duke përfshirë prodhimin janë dëmtuar.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u tha ligjvënësve javën e kaluar se administrata e Biden po kërkon të “rikonfigurojë” tarifat.

Ajo pranoi se ato po kontribuonin në çmimet më të larta për mallrat, me inflacionin amerikan që ka kapur shifrat më të larta në 40 vjet.

Biden nuk pranoi të thoshte se kur do të fliste konkretisht me Xi, duke thënë vetëm “Unë do të flas me të”.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë ka të ngjarë të jenë në gjendjen më të keqe që nga udhëtimi historik i ish-presidentit amerikan Richard Nixon në vitin 1972.

Ajo vizitë, asokohe ndihmoi në rivendosjen e lidhjeve diplomatike midis Washington-it dhe Pekin-it, deklaroi në fillim të këtij muaji Nicholas Burns, i dërguari i SHBA-ve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore