Udhëtime

Bënjat e Përmetit


Përmeti njihet ndryshe si qyteti i luleve, por jo vetëm. I vendosur buzë Vjosës e rrëzë malit të Dhëmbelit, Përmeti është një nga qytetet më tërheqës dhe më atraktivë nga pikëpamja turistike në shkallë kombëtare. Për shkak të pozicionit gjeografik shumë të favorshëm, klimës së tij të përshtatshme e sidomos mikpritjes mbresëlënëse, Përmeti është një zonë që ka një numër të lartë vizitorësh të huaj dhe vendas.

Përmeti shquhet edhe për ujërat termale të cilat kanë një veti kuruese

Bënjat e Përmetit ndodhen rreth 195 kilometra larg Tiranës, ose rreth 13 kilometra nga qendra e Përmetit.

Në total gjenden gjashtë burime në rrëzë të shkëmbinjve masive, në të dy anët e lumit Lengaricë.

Ujërat me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat katër burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmës, sëmundje të stomakut dhe lëkurës. Ujërat termale të bënjës kanë një temperaturë prej 26-32 ºC.

Për të apasionuarit e natyrës dhe aventurës, Përmeti është një thesar për t’u zbuluar e shijuar, mjafton të kujtosh këtu rrjedhën e lumit Vjosa, ku mund të zhvillohet rafting, ose hiking në malin e Nëmëçkë-ës, 2mijë e 485 metra mbi nivelin e detit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore