Sport

Benjamin Mendy lirohet me kusht, edhe pas akuzave për përdhunim


Manchester City vazhdon të jetë pa shërbimet e Benjamin Mendy, edhe pse mbrojtësi francez u lirua nga paraburgimi me kusht të premten në mbrëmje.

Mendy ndodhet në paraburgim që nga arrestimi i tij në verë dhe mësohet se është akuzuar për tetë krime të ndryshme seksuale.

Periudha e tij në burg ka arritur gjithsej 134 ditë, me arrestimin e tij më 26 gusht, dhe gjyqi i tij tani është shtyrë deri në qershor, pavarësisht se ishte caktuar të zhvillohej në janar.

Ish-mbrojtësi i Monacos do të qëndrojë i lirë me kusht deri më 24 janar, që është data e radhës për shqyrtimin e licencës së lirimit me kusht.

E ardhmja Mendy-t do të kuptohet kur tw fillojw gjyqi, megjithëse 27-vjeçari është akuzuar për shtatë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual, të gjitha kundër pesë grave të ndryshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore