Vende

Bënja – vendi ku trupi rigjenerohet


Bënja është një destinacion turistik në qytetin e Përmetit, i cili dallohet për vlerat kurative universale.

Ky destinacion në rajonin jugor ka rritur interesin për dy arsye: E para për praninë e burimeve termale dhe e dyta për peizazhin që ofron kanioni i Langaricës dhe ura e saj e vjetër.

Burimet termale të Bënjës janë një bukuri natyrore vërtet e rrallë. Çdo fillim sezoni përreth burimeve termale vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “shëruese” për të krijuar pellgje, ku gjatë stinës së verës zhyten njerëzit, që kërkojnë të gjejnë shërim për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës.

Të dyja brigjet në këtë kanion dhe pellgjet e formuara me ujëra sulfurore janë të mbipopulluara nga pushuesit.

Studiuesit i vlerësojnë këto ujëra si burime sulfatesh, me përmbajtje të lartë sode bikarbonate. Këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin atyre ngjyrë, shije dhe veti terapeutike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore