Sport

Bekim Zogaj do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve


Gjyqtari kosovar, Bekim Zogaj, përsëri do të ndajë drejtësinë në një ndeshje tejet të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Bëhet fjalë për atë mes Chelsea-t dhe Salzburg-ut, ku Zogaj do të jetë gjyqtar anësor.

Kryesori i këtij takimi të rëndësishëm do të jetë zvicerani, Sanro Scharer, derisa anësori tjetër do të jetë Stephane de Almieda.

Gjyqtari i katërt do të jetë Alessandro Dudiz, gjersa në dhomën e VAR-it gjenden Fedayi San dhe Juan Martinez Munuera.

Kujtojmë që kjo nuk është ndeshja e vetme e rëndësishme e këtij sezoni ku do të gjykojë Zogaj.

Më herët ai ka ndarë drejtësinë në ndeshjet: Juventus – Maccabi Haifa, Viktoria Plzen – Inter dhe Celtic – Real Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore