Lajme

Beçiroviç- Schmidt-it: Ose zgjidhjen e krizës ose shkarkimin


Përfaqësuesi shtetëror i Partisë Social Demokrate (SDP), Denis Beçiroviç dhe Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje dhe Hercegovinë (BeH), Christian Schmidt

Është koha për të braktisur diplomacinë e koncesioneve joefektive pasi elementët shkatërrues tani po përpiqen ta mposhtin dhe poshtërojnë plotësisht atë, ka thënë përfaqësuesi shtetëror i Partisë Social Demokrate (SDP), Denis Beçiroviç.

Ai i ka dërguar një mesazh të ashpër dhe të hapur Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje dhe Hercegovinë (BeH), Christian Schmidt me rastin e shkeljes së hapur të Marrëveshjes së Dejtonit dhe rendit kushtetues të BeH-së nga përfaqësuesit politikë të Republika Srpska (RS), që ai tha se filloi më 20 tetor me miratimin e Ligjit mbi ilaçet dhe fondet mjekësore të RS-së.

Përfaqësuesi shtetëror i Partisë Social Demokrate (SDP), Denis Beçiroviç.

Beçiroviç i ka paraqitur Përfaqësuesit të Lartë vetëm dy opsione: ose zgjidhjen e krizës ose shkarkimin.

“Që atëherë, ka pasur një sulm politikisht të pamatur dhe ligjërisht të çmendur ndaj rendit kushtetues të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe sot është intensifikuar me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit gjyqësor të BeH duke propozuar një ligj antikushtetues për Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë”.

“Gjithashtu, u shpall miratimi antikushtetues i ligjit të pronës në parlamentin e subjektit jo-kompetent. Dihen emrat dhe mbiemrat e personave të përfshirë në këto krime të rënda. Mbetet për t’u parë se cilët janë bashkëpunëtorët në këtë sulm të ri të përbashkët kriminal ndaj shtetit të Bosnjë-Hercegovinës”, ka thënë Beçiroviç, duke shtuar se është një goditje agresive dhe fatale për themelet e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

“Fatkeqësisht, tolerimi i një politike të tillë destruktive, antidejtonike dhe antikushtetuese ka inkurajuar shumë Milorad Dodik dhe grupin e tij të organizuar që të intensifikojnë politikën kriminale të shkatërrimit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës”.

Ai i ka thënë Përfaqësuesit të Lartë për BeH, Christian Schmidt, se është i detyruarnë emër të Bashkimit Evropian (BE) t’i jap përgjigje serioze pyetjeve të cilat janë me interes të lartë për publikun vendas [në BeH] dhe ndërkombëtar.

Përfaqësuesi I Lartë për BeH, Christian Schmidt

“Pse vendet kryesore të Bashkimit Evropian nuk iu bashkuan sanksioneve të vendosura ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij nga Shtetet e Bashkuara?”

“A jeni të vetëdijshëm për dëmshmërinë e një politike të tillë evropiane, e cila gjithashtu inkurajoi ekstremistët që të vazhdojnë të shkatërrojnë rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës?”, e ka pyetur ai Schmidt-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore