Lajme

BE: Sanksione të reja kundër Iranit


“Ne patëm një debat të thellë për Lindjen e Mesme. Kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashkët me disa pika. E para: një dënim i sulmit ndaj Iranit, ne vendosëm të miratojmë sanksione kundër Iranit”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në fund të samitit të BE-së.

“Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur civilët, çdo jetë civile ka rëndësi. Ne kërkojmë lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Dhe ne duam që të ketë akses humanitar për njerëzit në nevojë në Gaza”, ka vijuar ai.

Po ashtu ka theksuar se mbështet zgjidhjen me dy shtete.

“Ideja e sanksioneve është të godasin kompanitë e nevojshme për dronët dhe raketat”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore