Shqipëria

BE mbështet nismën rinore për pastrimin e ambientit


Në ditën botërore të pastrimit të mjedisit, përfaqësia e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shoqëruar Ambasadorët e Rinj Evropianë në nismën e tyre për të pastruar mbetjet në disa plazhe shqiptare.

Vetë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, nëpërmjet një statusi në Twitter, ka përgëzuar aktivistët e rinj.

“Krenarë që BE-ja në Shqipëri është në rreshtin e parë të mbështetjes për aktivistët, shoqërinë civile, qeverisjen vendore & aktorët ndërkombëtarë, të cilët po sjellin ndryshim në luftimin e ndotjes plastike”, shkruhet në statusin e tij.

Të rinjtë angazhohen në pastrimin e plazheve shqiptare

Ambasadori, këtë përgëzim, e shoqëron me thirrjes se duhet vepruar tashmë për klimën.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe faqja zyrtare e përfaqësisë evropiane në Tiranë.

Nëpërmjet një statusi tjetër, ata thonë se këto përpjekje, mund të përbëjnë diferencë për planetin blu.

Ndërsa vetë ambasadorët e rinj, janë angazhuar përgjatë gjithë ditës në pastrimin e mjedisit dhe promovimin e këtyre nismave.

Të rinjtë angazhohen në pastrimin e plazheve shqiptare

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore