Lajme

BE-ja investon 2.7 milionë euro për një shkollë të Graçanicës


Inaugurimi i shkollës së mesme në Llapllasellë të Graçanicës.

Bashkimi Evropian, ka investuar 2.7 milionë euro në ndërtimin e shkollës së mesme në Llapllasellë të Graçanicës.

Shkollë kjo e cila është inauguruar, të hënën e 14 shkurtit ku morri pjesë edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ai është shprehur i lumtur që kjo shkollë është ndërtuar me fonde të BE-së, ndërsa theksoi se arsimi do të jetë prioritet i tyre.

“Janë të shpërndara në tri lokacione dhe kjo ndërtesë përmban hapësire mësimi për laboratorë, argëtim dhe hapësira për mësimdhënës. Ndërtimi ka filluar ne vitin 2017. Më vjen mirë që jam këtu që t’ia dorëzojmë shkollën komunës që është ndërtuar me fonde të BE”.

“Sektori i arsimit do të mbetet prioritet. Gjithë populli i Kosovës kanë nevojë për arsim cilësor. U dëshiroj sukses nxënësve dhe ashpëroj se do të mund t’a fillojmë ta shfrytëzojmë objektin sa më parë”, deklaroi Szunyog.

Inaugurimi i shkollës së mesme në Llapllasellë të Graçanicës.

Ndërsa, kryetarja e Komunës së, Ljiljana Subariç, e ka konsideruar ditë të rëndësishme inaugurimin e kësaj shkolle.

“Ne kemi pritur për këtë ditë një kohë të gjatë dhe është shumë e rëndësishme për komunën tonë. Ëndrrat e brezave po jetësohen. Falënderoj ambasadorin e BE për kontributin e tyre që BE ka dhënë për ta ndërtuar këtë qendër të mirë. Arsimi është baza e një shoqërie të zhvilluar. Sistemi jonë arsimor dhe mësimdhënësit kanë qenë dëshmitar se sa i rëndësishëm është arsimimi dhe është ndër shtyllat e avancimit dhe zhvillimit”, u shpreh Subaric.

Sipas saj, kjo qendër do të lehtësoj shumë shkollimin e fëmijëve.

“Mësimdhënësit kanë krijuar kushtet më të mira për punë dhe të cilat dëshmojnë me sukseset e tyre. Kur është puna te garat, komuna ka mbështetur dhe do ta vazhdojmë këtë mbështetje çdo ditë. Bashkë me BE komuna ka marrë pjesë në këtë investim. Kemi siguruar edhe orenditë. Komuna do të mbështesë shkollat të cilat do ta shfrytëzojnë këtë qendër. Për ne është detyrë dhe kërkesë dhe do të përgjigjemi me kënaqësi. Arsimi është shtylla më e rëndësishme”, ka thënë ajo.

Inaugurimi i shkollës së mesme në Llapllasellë të Graçanicës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore