Sport

Bayern Munich në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të Lewandowski-t


Bayern Munich po kërkon të nënshkruajë me një sulmues, pasi Robert Lewandowski  u transferua te Barcelona për 45 milionë euro këtë verë, thotë Sport1.

Dhe kërkimi i tyre i ka çuar te ylli i Chelsea-t, Kai Havertz.

Havertz, 23 vjeç, u transferua në Stamford Bridge në vitin 2020 nga Bayer Leverkusen për një tarifë që mund të arrijë afër 80 milionë euro.

Duke lënë tashmë sulmuesit Romelu Lukaku dhe Timo Werner të largohen, Chelsea nuk ka gjasa ta largojë gjermanin, por mund të ketë nevojë për më shumë para për të rindërtuar sulmin e tyre.

Kujtojmë se transferimi më i rëndësishëm i kësaj merkatoje për Bayern-in ishte Sadio Mane, i cili u largua nga Liverpool-i për t’iu bashkuar bavarezëve.

Ndërsa në anën tjetër, Chelsea ka transferuar Raheem Sterling, dhe po kërkon sulmuesin e Barcelonës, Pierre Emerrick Aubameyang.

Me rast të një tansferimi eventual të Aubameyang, atëherë Chelsea mund ta konsiderojnë ta transferojnë ose huazojnë Havertz-in te Bayern-i.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore