Lajme

Batalioni Azov nuk ka asnjë lidhje me politikën, thotë Zelensky


Kreu i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh se batalioni Azov është pjesë e Gardës Kombëtare dhe e ushtrisë ukrainase.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia ukrainase Interfax.

“Në vitin 2014, kur batalionet vullnetare mbronin vendin, shumë nga thirrjet e tyre ishin mjaft radikale në raport me Federatën Ruse. Këta ishin vullnetarë dhe ky ishte këndvështrimi i tyre personal. Batalioni ‘Azov’ nuk janë vullnetarë, por janë pjesë e Gardës Kombëtare”, deklaroi fillimisht Zelensky para gazetarëve grekë.

Sipas presidentit ukrainas, kjo njësi është pjesë e ushtrisë të shtetit.

“Ata që kanë dashur të merren me politikë – janë marrë me politikë. Ata që vendosën të veprojnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës, u bënë pjesë e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, shtoi ai.

Zelensky garantoi se ai dhe ekipi i tij i monitorojnë “nga shumë afër” manifestimet e radikalizmit.

“Thirrjet për radikalizëm, besoj se në shtetin tonë ka shumë pak në krahasim me shumë shtete të botës, nuk ka pothuajse asnjë, pavarësisht se ka luftë. Ne jemi shumë seriozë për thirrjet mbi gjëra radikale. Ne shtypim dhe ndalojmë çdo hap të tillë”, theksoi presidenti.

Kreu i shtetit ukrainas shtoi gjithashtu se “ajo që ushtria ruse po bën në shtetin tonë është nazizëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore